Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës, i ndryshon shifrat në vetëm 6 ditë

Bordi i Transparencës ka vendosur sot çmimet e reja të karburanteve. Sipas vendimit të këtij bordi, nafta do të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër.
Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër.
Sa i përket, çmimit të shitjes me pakicë të gazit, Bordi i Transparencës ka marrë vendim që çmimi të jetë 63 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 51 lekë/litër për automjetet.
“Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 10 Maj ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes”, thuhet në njoftimin për mediat i Bordit të Transparencës.
Rritja e çmimeve të karburanteve në 6 ditë
Ky është ndryshimi i radhës i çmimeve të karburanteve të tregëtimit të hidrokarbureve në vend. Vetëm para 6 ditësh Bordi i Transparencës ndryshoi çmimet për naftën, benzinën dhe gazin.
Sipas vendimit të 4 majit, rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 740, -35 nga data 02.05.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 633, -24 nga data 02.05.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje në 101.18 (-0.62 nga data 02.05.2023).
Sa i përket naftës çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 169 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 157lekë/litër. Ndërsa sot nafta është rritur në 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër.
Po kështu edhe çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë në vendimin e datës 4 maj u përcaktua jo më shumë se 172 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër. Me vendimin e sotëm është rritur edhe benzina me 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër.
Sa i përket çmimit të shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, Bordi i Transparencës vendosi në 4 maj që çmimi të jetë 62 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 50 lekë/litër për automjetet. Ndërkaq, në ditën e sotme Bordi i Transparencës ka marrë vendim për të rritur çmimin e gazit në 63 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 51 lekë/litër për automjetet.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



