Skema Kombëtare 2023/ Nis shpërndarja e kartave të naftës falas për fermerët

Ekonomi | 4 vite më parë

Fermerët në të gjithë vendin janë paraqitur në zyrat rajonale të bujqësisë ditën e sotme (5 maj) ku kanë marrë kartën e naftës falas për punimet e mekanizuara në bujqësi. Nafta falas është pjesë e skemës kombëtare 2023 të mbështetjes në bujqësi.

Në fillim të skemës së disbursimit në skemën e naftës është blegtoria, serat, prodhimi organik, ndërtimi i tregjeve të reja, bletaria etj.

Skema e mbështetjes për naftë falas, vijon për të tretin vit radhazi me një buxhet prej 1.4 miliardë lekë.

Skema e mbështetjes me naftë ndihmon drejtpërdrejt fermerët dhe makineritë e tyre bujqësore, prodhimin vendas, punimin e tokës dhe kultivimin e bimëve në serra, drufrutorët. Qëllimi i kësaj mase është ulja e kostove për fermerët dhe rritja e rendimentit të prodhimit.

Sipas AZHBR-së, interesi i fermerëve për të përfituar nga Skema Kombëtare është tejet i lartë dhe kjo falë mbështetjes financiare për këtë sektor, që ka qenë çdo vit në dispozicion të tyre.

Fondi total i Skemës Kombëtare të Mbështetjes në bujqësi që do të shpërndahet gjatë këtij viti është 3.3 miliardë lekë dhe do të financohen në total 9 masa.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme