Edhe dy vjet për konçesionin e pullave fiskale, Zv. ministeri i Ekonomisë dhe Financave: Shmangim arbitrazhin
Komisionet parlamentare vendosën të shtyjnë me dy vite të tjera koncesionin për pullat fiskale dhe pullat e kontrollit të barnave.
Komisionet parlamentare morën në shqyrtim projektigjin për “Për miratimin e kontratës sё koncesionit, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe shoqërive “Sicpa Security Solutions Albania” për projektimin, financimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave.
Projektligji vjen në tryezën e komisioneve me kërkesë të qeverisë dhe pas negociatave me shoqëritë koncesionare. Zv. Minister Ekonomisë dhe Financave, Besart Kadia sqaroi se projektligji në fjalë synon të shmangë përballjen e palëve kontraktore në Gjykatën e Arbitrazhit.
Deputetja, Blerina Gjylameti në cilësinë e relatores vlerësoi se ky projektligj nuk mbart asnjë efekt negativ apo risk fiskal për shtetin shqiptar. Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




