Tatimet thirrje bizneseve: Individë të paautorizuar po mashtrojnë bizneset duke u prezantuar si punonjësit tanë

Ekonomi | 4 vite më parë

Administrata Tatimore ka identifikuar individë të caktuar, që mashtrojnë bizneset duke u prezantuar si punonjës tatimorë, megjithëse nuk janë të punësuar në strukturat e Administratës Tatimore.

Sqarojmë tatimpaguesit dhe opinionin publik se punonjësit e Administratës Tatimore ushtrojnë detyrat e tyre funksionale, në zbatim të legjislacionit tatimor në fuqi, duke u identifikuar në subjekte me elementet si më poshtë:

– Badge identifikues (Emër/Mbiemër/Foto/Pozicioni i punës/Emërtimi i Drejtorisë)

– Urdhri i punës i firmosur nga drejtuesi i Drejtorisë përkatëse

– Uniformat dalluese me mbishkrimin: Administrata Tatimore.

Administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të bëjnë kujdes nëse përballen me persona të dyshimtë, që nuk i kanë elementet si më sipër, të mos lejojnë futjen e tyre në ambientet e biznesit si edhe të denoncojnë menjëherë në kanalet e komunikimit të Administratës Tatimore:

– [email protected]

– [email protected]

[email protected]

si edhe të kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve, numrin e gjelbër: 08000002.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme