Ish kombinati i prodhimit të sheqerit në Maliq kthehet në resort gastronomik

Ekonomi | 4 vite më parë

Ish kombinati i prodhimit të sheqerit në Maliq, krenaria e industrisë ushqimore shqiptare në kohën e komunizmit, pas shumë vitesh në konservim gjatë tranzicionit, ka ndyshuar destinacion.

Pas një super investim që mban emrin “FishCity2”, ish kombinati është kthyer në një resort gastronomik. Ministrja e turizmit dhe mjedisit Mirela Kumbaro shkruan në rrjetet sociale se atje mund të shijohen gatimet e peshkut, të sushit, lakrorin me karkaleca deti ose me ton.

Kombinati i sheqerit në Maliq ishte ndërmarrja e parë e madhe e ish-industrisë ushqimore shqiptare dhe një nga veprat e mëdha të planit të parë 5-vjeçar. Ai ngrit më 1951 dhe përfshinte fabrikën e sheqerit pluhur, atë të tharjes së bërsive, termocentralin dhe ofiçinën mekanike.

Pas vitit 1990 kombinati nuk i rezistoi rregullave të ekonomisë së tregut dhe u mbyll. 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme