Rama publikon foto nga tregu i ri i Farkës: Shkurton kostot financiare për fermerët dhe konsumatorët

Ekonomi | 4 vite më parë

Pas përfundimeve të punimeve, tregu i ri i Farkës në Tiranë i shtohet zinxhirit të tregjeve të Korçës, Bulqizës, Vaut të Dejës dhe Belshit si hapësira të nevojshme për fermerët dhe konsumatorët.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama teksa publikon foto shkruan se tregu i ri do të shkurtojë kostot kohore dhe financiare për fermerët dhe konsumatorët.

“Dhe me tregun e ri publik të Farkës që së shpejti i shtohet zinxhirit të tregjeve Korçë, Bulqizë, Vau i Dejës, Belsh, si hapësira të nevojshme për fermerët dhe konsumatorët, të cilët do të mund të shesin e blejnë produkte të ndryshme duke shkurtuar kosto kohore e sidomos financiare, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme