Legalizohet Kuvendi Mesjetar i Nënfshatit, Lame: 960 objekte kulti deri tani

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, ka zgjedhur pikërisht këtë ditë feste, atë të Krishtlindjes për të dhënë dokumentin e certifikatën e pronësisë për një nga objektet e kultit të Kishës Katolike, Kuvendin Karmelitan të Nënshatit në në Nënshat të Shkodrës.
Lame u shpreh se po vijon procesi i legalizimit dhe se procesi i të vepruarit jo brenda normave ligjore po shkon drejt përfundimit.
“Eshtë turp për shtetin shqiptar që ndër dekada nuk ka qenë në gjendje t’i japë mundësi të paktën kulteve të veprojnë brenda normave ligjore dhe, vetëm vitet e fundit ky proces po shkon drejt përfundimit. Nuk mund të flasim për njerëz që respektojnë ligjin në një vend ku edhe shtëpitë e Zotit janë pa leje”, tha Lame.
Kuvendi ka qenë në mesjetë seli e Ipeshkvisë së Sapës, ndërsa në vitet e diktaturës komuniste ka shërbyer si vend internimi për familje të prekura politikisht. Pas tërmetit të vitit 1979, kompleksi doli gati tërësisht i rrënuar, për t’iu përfshirë rindërtimit dhe restaurimit vetëm pas viteve 2000.
Rreth 960 objekte kulti përfshi kisha dhe katedrale katolike dhe ortodokse, manastire dhe kuvende gjithashtu të të dyja këtyre besimeve, xhami myslimane, teqe bektashiane, tyrbe, vende të shenjta, misione, etj janë legalizuar dhe i janë dhënë certifikata pronësie.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




