Ministrja Kumbaro: Turizmi nuk u prek nga rritja e çmimeve globale!

Ekonomi | 4 vite më parë
 

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi se, pavarësisht rritjes së çmimeve në tregun global, sektori i turizmit ka performuar shumë mirë, falë masave të marra nga qeveria.

Duke marrë fjalën të enjten në seancën plenare të Kuvendit, Kumbaro tha se, “6.4 milionë turistë të huaj e vizituan Shqipërinë deri në 30 shtator të këtij viti, duke mos përfshirë këtu vizitorët nga Kosova”.

Sipas saj, 6.4 milionë vizitorë është shifra e regjistruar për vitin 2019, që konsiderohet si viti më i mirë turistik për sa i takon fluksit të turistëve. Por po kaq, vijoi ajo, u regjistruan deri në shtator të këtij viti.

Pavarësisht rritjeve të çmimeve në tregun global, sektori i turizmit ka performuar shumë mirë që nga shitjet në bare e hotele që u rritën me 33.1% në 6-mujorin e parë dhe aktiviteti i agjencive të udhëtimit u rrit me 89.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë, referuar dhe të dhënave ndërkombëtare, PBB në vitin 2021, është rritur 17.5% nga të ardhurat e gjeneruara nga turizmi dhe investimet në sektorin e turizmit.

Ajo tha se, në Vlorë gjatë sezonit turistik, numri i të punësuarve shkoi në 27 mijë, ndërsa u aktivizuan 1 mijë subjekte turistike, nga të cilat 280 ishin subjekte të reja. Ndërsa impakti i mbështetjes së qeverisë për këtë sektor u reflektua në lehtësi fiskale ku u aplikua TVSH 6% dhe 5% TVSH për agroturizmin.

Gjithashtu mbrojtja e biznesit të vogël dhe familjeve nga rritja e çmimit të energjisë reflektuan përmirësim të treguesve në sektorin e turizmit në 7-mujorin e vitit 2022.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme