Ibrahimaj te ‘Ekonomia’: Në 2023 do dalim në eurobond të ri prej 500 mln euro, nëse tregjet janë të qëndrueshme

Shqipëria pret që në vitin 2023 të ulë borxhin publik më 1 pikë dhe njëkohësisht nëse tregjet financiare janë të qëndrueshme të dal në eurobond të ri prej 500 milionë euro. Në diskutimin e projektbuxhetit 2023 në Komisionin e Ekonomisë, ministrja Delina Ibrahimaj tha se në 2023 pritet që borxhin publik të shkojë në 67.5% nga 68.8 %.
“Në vitin 2023 parashikohet Borxhi Publik në nivelin 67.5% të PBB, nga 68.8% që pritet këtë vit. Borxhi publik aktualisht përbëhet nga 51.3% e borxh i brendshëm dhe 48.7% i jashtëm. Ne synojmë uljen e mëtejshme të tij. Jetëgjatësia në borxhin e brendshëm paraqet risk më të lartë të financimit”, tha Ibrahimaj.
Gjithashtu ministrja tha se në 2023 pritet që Shqipëria të dal në eurobond prej 500 milionë lekësh, por kjo do të ndodh vetëm nëse tregjet ndërkombëtare do të ishin të qëndrueshme.
“Për vitin 2023 në skenarin bazë, nevoja për financim neto 55 mld lekë, 25 mld nga këto do mbulohen nga huamarrja e brendshme, pjesa tjetër 30 mld përmes financimit nga tregjet e huaja, Eurobondit dhe mbështetjeve buxhetore. Në vitin 2023, Eurobond i ri pritet të merret me vlerë minimale 500 mln euro. Për të dalë në treg për Eurobond në fillim të 2023, kjo do realizohet vetëm nëse kushtet do jenë efikase. Dalja në eurobond do të bëhet vetëm nëse kushtet e tregjeve do jenë të qëndrueshme”, tha Ibrahimaj.
Ministrja Ibrahimaj ka folur edhe për borxhet e bashkive duke u bërë të qartë se nuk do të mund të marrim më borxh nga qeveria nëse nuk ka qëndrueshmëri financiare. Deri në fund të shtatorit të vitit 2022, pushteti vendor ka 7.5 miliardë lekë detyrime ndaj qeverisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




