Kontrabanda e naftës, kontrolle të vazhdueshme në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi

Ekonomi | 4 vite më parë

Prej disa javësh në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi po ushtrohen kontrolle të vazhdueshme nga dogana dhe policia shqiptare ndaj pothuajse të gjjtha automjeteve me targa shqiptare që hyjnë në Shqipëri nga Mali i Zi. 

Sipas tyre qëllimi është frenimi i  kontrabandës së karburantit. 

Çmimi më i ulët se në Shqipëri, veçanërisht i naftes, prej disa muajsh, ka nxitur shumë  banorë të Shkodrës t’i drejtohen Malit të Zi për të mbushur jo vetëm serbatorët e makinave, por edhe bidonë të përmasave të ndryshme. 

Sipas drejtuesve të mjeteve përveç çmimit, ajo që i nxit të bëjnë një gjë të tillë është dhe cilësia e karburantit. 

Shumica e tyre thonë se nuk bëhet fjalë për kontrabandë, por thjeshtë për kursim në këto kohë të vështira krize.

Pas rritjes së çmimit të naftës në bursë, Mali i Zi uli me 50% akcizën duke ndikuar kështu në uljen e çmimit të karburantit.

Aktualisht një litër naftë në Malin e Zi, kushton 25 % më lirë se në Shqipëri.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme