Marrëveshjet për tregtinë, ‘Open Balkan’ mblidhet më 1 shtator në Beograd! Shqipëria merr grurë, eksporton qymyr

Marrëveshjet e arritura mes ekipeve të punës së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në kuadër të “Open Balkan” për tregtinë në fund të korrikut do të materializohen dhe finalizohen në mbledhjen e 1 shtatorit.
Më 1 shtator do të mbahet takimi i radhës i “Open Balkan” në Beograd ku pritet që të firmohen marrëveshjet për të hequr kufizimet për tregtimin e produkteve ushqimore. Sipas marrëveshjeve Shqipëria të furnizojë me qymyr Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut që ato të prodhojnë energji elektrike brenda rajonit në kushtet e krizës energjetike, ndërsa ato do të heqin kufizimet për të furnizuar Shqipërinë me grurë, misër dhe vaj me kushtin që këto produkte të mos rishiten në treg tjetër.
Për shkak të luftës në Ukrainë, Serbia vendosi të mos lejojë më eksportin e grurit dhe Maqedonia e Veriut të ndalojë eksportin e vajit, por këto pengesa do të hiqen për vendet në kuadër të “Open Balkan”.
“Marrëveshja do të firmoset nesër në Beograd për ngritjen e një mekanizmi të garantimit ushqimit, për të mbajtur tregtinë e hapur, pa ndërprerje pa caktuar asnjë tavan siç ka ndodhur në muajit e kaluar. Marrëveshje e një tregtie të lirë dhe të pacenuar nga Lufta në Ukrainë. Marrëveshja thellon më tej bashkëpunimin mes vendet dhe krijon më shumë siguri për qytetarët e Ballkanit të Hapur”, tha ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca.
Gjatë takimit të “Open Balkan” do të zhvillohet edhe panairi i parë që mbahet për kulturën mes vendeve që janë pjesë e nismës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




