Ibrahimaj: Rritet numri i bizneseve të reja, 3.4% më shumë se viti i kaluar

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka bërë me dije se ky vit ka regjistruar një rritje të numrit të bizneseve të reja.
Në një postim në Facebook, ku ka publikuar bilancin e bizneseve në korrik të vitit 2021 dhe 2022, Ibrahimaj shkruan se krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, numri i bizneseve të reja është rritur me 3.4%.
Sipas Ministres, janë masat mbështetëse dhe lehtësuese të marra nga qeveria që p ndikojnë pozitivisht në klimën e biznesit.
“Më shumë biznese të reja! Masat mbështetëse dhe lehtësuese që kemi marrë po ndikojnë pozitivisht në klimën e biznesit.
124,550 biznese aktive ishin në Korrik 2022
+ 3.4 % krahasuar me korrikun 2021 (4,111 biznese më shumë)
+7 % krahasuar me numrin e bizneseve në fund të 2021 (8,130 biznese më shumë.)”, shkruan Ministrja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




