Draghi: Italia ka grumbulluar 80% të rezervave të gazit natyror

Ekonomi | 4 vite më parë

Përpjekja e Italisë për të reduktuar me shpejtësi varësinë e saj nga gazi natyror rus, e ka bërë vendin më pak të prekshëm ndaj një ndërprerjeje të furnizimeve me gaz. Kjo u bë e ditur nga kryeministri në detyrë, Mario Draghi, i cili nënvizoi se vendi ka grumbulluar rreth 80% të kapacitetit të tij të rezervave të gazit përpara dimrit.

Draghi tha në një festival vjetor të verës në qytetin bregdetar të Adriatikut, Rimini, se Italia ka reduktuar varësinë e saj nga gazi natyror rus nga 40% vitin e kaluar, në gjysmën e asaj, duke gjetur burime të reja në vende si Algjeria dhe Azerbajxhani. Karburanti përdoret për ngrohjen dhe ftohjen e shtëpive, për të prodhuar energji elektrike dhe për të drejtuar fabrika.

Italia mund të jetë plotësisht e pavarur nga Rusia deri në vjeshtën e vitit 2024, nëse instalon dy impiante të reja rigazinifikimi. “Qëllimi ynë për të diversifikuar gazin rus ishte thelbësor për t’u dhënë qytetarëve dhe bizneseve më shumë siguri për stabilitetin e furnizimeve,” tha Draghi, i cili dha dorëheqjen muajin e kaluar.  Ai mbetet në detyrë derisa të formohet një qeveri e re, pas zgjedhjeve parlamentare të 25 shtatorit. Apnews

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme