Ibrahimaj: Më shumë të ardhura në ekonomi, tejkaluam planin me 104%

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka bërë me dije këtë të mërkurë se janë rritur të ardhurat totale në buxhetin e shtetit. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ministrja shkruan se për 7-mujorin e parë të vitit 2022 është tejkaluar plani me 104%, ku krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me 44.9 miliardë lekë.
“Më shumë të ardhura në ekonomi. Të ardhurat totale për 7-mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 326.7 miliardë lekë ose 104 % të planit të 7-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me 44.9 miliardë lekë”, shkruan Ministrja.
Ibrahimaj thekson po ashtu se Ministria që ajo drejton do të vijojë të punojë për të ruajtur ritmin e rritjes së të ardhurave.
“Ministria e Financave dhe Ekonomisë vijon punën për të ruajtur të gjithë parametrat fiskalë, si dhe ritmin e qëndrueshëm të rritjes së të ardhurave”, përfundon ministrja postimin e saj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




