Çmimet e karburanteve/ Nafta shitet me 221 lekë, benzina me 202 lekë, gazi 80 lekë për liter

Ekonomi | 4 vite më parë

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve ku nafta do të shitet 221 lekë/litër, benzina 202 lekë/litër ndërsa gazi 80 lekë/litër. Me çmimet e reja nafta do të shitet 5 lekë më shtrenjtë, benzina me 2 lekë më shtrenjtë ndërsa gazi mbetet i pandryshueshëm. 

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 202 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet”, thuhet në njoftim.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot datë 11 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme