Merr formë pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, Rama publikon foto

Punimet e para të ndërtimit të aeroportit të Vlorës, i cili parashikon të zhvillojë fluturime transoqeanike duket se ka marrë formë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga vendi i ndërtimit.
Aeroporti i Vlorës pritet të ndërtohet brenda 4 viteve të ardhshme, ku fitues u shpall konsorcium kompanish të themeluara në Zvicër. Aeroporti i Vlorës do të jetë i tretë aeroport në vend, pas Rinasit dhe atij të Kukësit, ku këtu fluturimet do të jenë transoqeanike.
Ai pritet që të hapë 1 mijë vende pune të reja, do të ulë çmimet e biletave dhe do ta kthejë Vlorën në portën më të rëndësishme turistike të rajonit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




