Kriza ushqimore, Krifca: Kush mbjell një hektar me grurë, merr 30 mijë lekë

Ekonomi | 4 vite më parë

Kriza e grurit që po nxit uri botërore ku me miliona njerëz rrezikojnë vdekjen ka bërë që qeveria shqiptare të ndërmarrë një nisëm për të nxitur punimin e tokës dhe mbjelljen e saj me grurë. Sipas ministres së Bujqësisë, Frida Krifca çdo fermer që mbjell 1 hektar grurë, do të marrë mbështetje 30 mijë lekë të reja nga shteti.

“Bujqësia ka miratuar një vendim të rëndësishëm. Që ka të bëjë me rritjen e masës së skemës kombëtare të financimi. 1.2 miliardë lekë i shtohen buxhetit të skemës kombëtare, duke e çuar buxhetin në 4.9 miliardë lekë, më i madhi i vënë në dispozicion. Ka qenë një vit pothuajse i vështirë në përballimin e kostove, fermerët tanë kanë rezistuar. Kemi pasur një sezon të mbarë të prodhimit të grurit, hambarët janë mbushur lot. Kemi menduar të fusim një masë të posaçme, fermerët që prodhojnë mbi 1 hektar grurë, do marrin mbështetje 30 mijë lekë për hektar”, tha Krifca.

Ministrja njoftoi gjithashtu se buxheti do të shtohet me 200 milionë lekë për peshkatarët, të cilët do rimbursohen me 40 mijë lekë për litër të naftës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme