Kursi i këmbimit, dollari edhe sot vijon të rritet, euro të dobësohet

Ekonomi | 4 vite më parë

Dollari amerikan edhe këtë javë ka vijuar të rritet. Sot ai është blerë me 114.7 lekë dhe është shitur me 116 lekë. Monedha evropiane vijon të dobësohet duke u blerë me 116.7 lekë dhe të shitet me 117.3 lekë, duke qëndruar në të njëjtat nivele me ditën e djeshme.

Edhe paundi britanik ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport me javën që lamë pas blihet me 136.6 lekë dhe shitet me 138 lekë.

Franga zvicerane ka vijuar forcimin e vlerës pasi në raport me javën e shkuar është blerë sot me 117.2 lekë dhe është shitur me 118.2 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor. /rtsh.al/

Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot: Dollari vijon të forcohet,

 
 

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme