A do të dërgojë SHBA raketa Patriot në Ukrainë? Biden flet pas kërcënimit të Rusisë: Do ta merrni vesh shumë shpejt

Botë | 4 vite më parë

Rusia paralajmëroi SHBA se do të përgjigjen në rast se ata do të dërgojnë  raketa të sofistikuara në ndihmë të mbrojtjes ajrore të Ukrainës, megjithatë duket se kërcënimi nuk do ta ndalojë Amerikën.

Presidenti Amerikan, Joe Biden, i pyetur nëse SHBA do të dërgojë raketa Patriot në Ukrainë, u përgjigj se një gjë e tillë do të bëhet me dije shumë shpejt.

“Do ta merrni vesh shumë shpejt“, tha Biden, duke nënkuptuar se së shpejti do të ketë një njoftim zyrtar në lidhje me këtë çështjen.

Zëvendës-zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Vedant Patel iu përgjigj akuzave për “provokim” nga Rusia, teksa deklaroi se SHBA nuk është dhe nuk ka qenë kurrë në luftë me Moskën.

“Shtetet e Bashkuara nuk janë dhe nuk kanë qenë kurrë në luftë me Rusinë, e cila mbetet i vetmi vend që ka kryer veprime provokuese në kontekstin e konfliktit në Ukrainë”, tha ai./ TGCOM

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme