A ka një emër për President? Ilir Meta: E rëndësishme të respektojë Kushtetutën, në 25 korrik nis angazhimet e reja

Politikë | 5 vite më parë

Kreu i Shtetit Ilir Meta në konferencën për media është pyetur nga gazetarët lidhur me çështjen e presidentit të ri nëse kishte ndonjë emër, pasi mandati i tij mbyllet më 24 korrik.

Meta ka deklaruar se në datë 25 korrik ai do të nisë angazhimet e reja, ndërsa thotë se e rëndësishme është që Presidenti apo Presidentja e ardhshme të respektojë Kushtetutën.

Teksa shprehet se gjithnjë ka pasur problem mes Presidentit dhe qeverisë, Meta thekson se koha më e paqtë ka qenë kur ai ishte Kryeministër dhe Persident ishte Rexhep Meidani.

“Lidhur me çështjen e presidentit të rri, nuk përbën asnjë interes konkret për mua, është shumë e qartë që mazhoranca aktuale, për shkak të 25 prillit i ka votat e mjaftueshme për të zgjedhur një president të saj, nuk shoh arsye për tu bërë pjesë e një argëtimi publik lidhur me çështjen e presidentit. Siç ju kam premtuar, mandati mbaron me 24 korrik, pastaj me 25 korrik nis me angazhime të reja.

Nuk kam asnjë emër. E rëndësishme është që Presidenti apo Presidentja e ardhshme të respektojë kushtetutën të mbrojë sovranitetin të udhëhiqet nga interesi kombëtar e publik. Gjithmonë ka pasur probleme mes presidentit dhe maxharoncës. Pushteti tenton drejt kapjes së intitucionit dhe po të shikoni, koha më e paqtë ka qenë kur Ilir Meta ishte kryeministër dhe Rexhep Mejdani President. Gjithsesi në çdo rast e ardhmja do jetë krejt ndryshe nga tani, nuk do ketë me pseudoopozitë që iu ikën betejave”, tha Meta.

/rtsh.al/

 

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme