“A keni ndikuar te raporti i Dick Marty-t?”/ Basha: Gënjeshtër që qarkullon gjithnjë para zgjedhjeve

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur poshtë aludimet se ai ka pasur ndikim në raportin e Dick Marthyt që portetizonte ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlimitare se kishin kryer krime lufte përgjatë luftës me Serbinë.
Në një intervistë për emisionin “Publikisht” në RadioTelevizionin Shqiptar, Basha ka theksuar se kjo është një gënjeshtër e axhendave të errëta që qarkullon gjithnjë para zgjedhjeve.
Është aluduar që keni pasur ndikim edhe te raporti i Dick Marty? Është e vërtetë kjo?
Lulzim Basha: Jo, është një gënjeshtër që është hedhur poshtë nga të gjithë faktorët. Është për fat të keq të asaj trashëgimie negative, e keqpërdorimit të Kosovës në funksion të axhendave të errëta politike. Janë gënjeshtra të cilat qarkullojnë gjithmonë para zgjedhjeve. Padiskutim që jo, përkundrazi në jetën time profesionale e mbaj me krenari të madhe ekipin që përgatiti aktakuzën kundër Sllobodan Millosheviçit dhe hetoi krimet e luftës të serbëve në Kosovë. Për fat të keq Millosheviçi nuk e pa drejtësinë të vepronte mbi të por besoj se puna e bërë gjatë asaj kohe ka dhënë mjatueshëm rezultat dhe është përgjegjësia e Kosovës dhe e Shqipërisë që ky rezultat të përdoret që kurrë më të mos bëhet një zhbalancim i tillë ku agresori të sillet si viktimë dhe viktima të portretizohet si agresor. Kjo është një përgjegjësi që i takon institucioneve të Kosovës dhe të Shqipërisë, që ajo që ka ndodhur të mos tjetërsohet dhe të përmbyset.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




