A mund të kontribuojë Algjeria në sigurinë energjetike të BE-së?

Vendimet në kohë, angazhimet afatgjata dhe një vizion më i gjerë mund të ndihmojnë Bashkimin Evropian të rrisë lidhjet me Mesdheun Perëndimor. Algjeria, me rezervat e saj të mëdha, mund të rrisë sigurinë energjetike të bllokut, shkruan Deutche Welle.
Ndërsa BE-ja po diversifikohet larg burimeve natyrore ruse, Mesdheu po shfaqet si një nga rajonet më të rëndësishme për sigurinë energjetike të bllokut. Në pjesën jugore të Mesdheut, rezervat e naftës dhe gazit janë të shumta. Rreth 10% e importeve të BE-së vijnë nga Algjeria.
Muajin e kaluar, kompania italiane e naftës dhe gazit ENI përdori lidhjet e saj dhe nënshkroi marrëveshje për të importuar LNG nga Egjipti dhe një shtesë prej 9 miliardë metra kub (bcm) gaz me tubacione në vit nga Algjeria. Dy vendet e Afrikës së Veriut mbajnë rezervat më të mëdha të provuara të gazit në zonë, madje edhe përpara Libisë.
BE-ja, e vetëdijshme se nuk mund të varet vetëm nga disa furnizues, e kupton se të dy vendet do të jenë qendrore, por jo një plumb argjendi për sigurinë e saj energjetike.
Fushat dhe infrastruktura hidrokarbure kërkojnë më shumë se një vit për t’u zhvilluar, ndërsa momenti më kritik për Evropën pritet të vijë gjatë sezonit të ardhshëm të ngrohjes.
“Rajoni aktualisht nuk është në gjendje të sigurojë plotësisht një zëvendësim të vëllimeve të importuara nga Rusia, të paktën kur bëhet fjalë për naftën dhe gazin, por mund të japë kontribute të rëndësishme nëse prodhuesit përdorin plotësisht infrastrukturat ekzistuese, si terminalet LNG në Algjeri dhe Egjipt, tubacionet në Algjeria dhe Libia”, tha për DW, Nadim Abillama, zyrtar i programit në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut (MENA) në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA).
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




