Abazoviç: BE të përshpejtojë anëtarësimin e vendeve që duan të jenë pjesë e bllokut, për të shmangur skenarin e Ukrainës!

I mandatuari për të krijuar qeverinë e re në Malin e Zi, Dritan Abazoviç , i ka bërë thirrje BE-së që të përshpejtojë proceset e anëtarësimit të vendeve që synojnë të bëhen pjesë e saj, në mënyrë që skenarë të ngjashëm si në Ukrainë të mos ndodhin në rajone të tjera në Europë.
“Ky është një moment vendimtar për Europën, por ndoshta edhe për botën. Uroj dhe shpresoj që lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë të përfundojë”, ka thënë Abazoviç.
Ndër të tjera ai ka thënë se tashmë është momenti që Europa ta kuptojë domosdoshmërinë se rruga drejt BE duhet të jetë më e shpejtë për vendet që janë në pritje.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




