Abazoviç: Mbështes nismën e SHBA-së për të penalizuar liderët e korruptuar politik në Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, vlerëson se pas nacionalizmit në Ballkanin Perëndimor qëndron korrupsioni. Në një intervistë për “Vijesti”, Abazoviç thekson se liderë të tillë politik të korruptuar kanë si qëllim që ta mbajnë të gjithë rajonin në ‘status-quo’. Kryeministri malazes ka përshëndetur me këtë rast iniciativën e një grupi senatorësh amerikanë, për të miratuar një ligj të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, që do të inkurajonte zhvillimin demokratik dhe ekonomik të rajonit.
“Gjithmonë e përsërisë se pas nacionalizmit në Ballkanin Perëndimor qëndron korrupsioni, dhe se liderët politikë kanë si qëllim që ta mbajnë gjithë rajonin në ‘status-quo’. Prandaj, jam i kënaqur se partnerja jonë kryesore e politikës së jashtme, SHBA-ja, e cila e ka pranuar këtë fakt dhe ka nisur fuqishëm procesin e aktivizimit të mekanizmave që do të kontribuojnë në shtypjen e efekteve të dëmshme të strukturave të tilla në periudhën e ardhshme. Algoritmi është i thjeshtë. Nëse e mposhtim korrupsionin, do të eliminojmë financuesit dhe ‘helmuesit’ e skenës publike, që inkurajojnë nacionalizmin dhe ekstremizmin”, ka thënë Abazoviç për “Vijesti”. Vijesti
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




