Abissnet Superiore në RTSH/ 4 gola për një pikë, Teuta dhe Partizani ndahen në paqe

4 gola shënohen në “Niko Dovana”, por nuk ka fitues përballja direkte mes dy skuadrave që pretendojnë një vend në “Final 4”. Mbyllet në barazim 2-2 ndeshja Teuta-Partizani, që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH 2.
Ka qenë e bukur dhe emocionuese sfida e luajtur në Durrës, ku kishte një prani të madhe tifozësh në stadium. Partizani kalon në avantazh me Skukën, por Teuta barazon me Zogos.
Sapo fillon pjesa e dytë, durrsakët kalojnë në avantazh sërish me Zogos që gjen rrugën e rrjetës, por kryeqytetasit kundërpërgjigjen me Bytyçin, që shënon golin e barazimit pak minuta më vonë.
Pavarësisht përpjekjeve nga të dy kampet, asnjë nga skuadrat nuk arrin që të gjejë rrugën e rrjetës në minutat e mbetura.
Mbyllet në barazim 2-2 sfida në “Niko Dovana” me dy skuadrat që ndajnë nga një pikë. Partizani ngjitet në kuotën e 44 pikë dhe ruan në 6 pikë diferencën me Teutën, që tashmë ka 38 pikë në klasifikim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




