Abissnet Superiore në RTSH/ Egnatia feston në shtesë, Rodrigues thellon krizën e Dinamos

Ka qenë e bukur, e luftuar dhe plot emocione sfida Egnatia-Dinamo, që çeli javën e 25-të të kampionatit Abissnet Superiore në RTSH.
Egnatia mposht Dinamon 1-0, falë një goli të shënuar nga Rodrigues në kohën shtesë, ndërsa “blutë” vazhdojnë krizën e rezultateve në vitin 2026.
Dinamo nis më mirë ndeshjen dhe është më kërkuese në minutat e para të takimit. Berisha pengohet në zonë nga Dajsinani dhe gjyqtari Jorgji akordon penallti, por pas verifikimit në VAR anulon vendimin e tij.
Egnatia fillon të fitojë terren dhe shfaqet rrezikshëm në portën dinamovite. Pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola. Vendasit luajnë më mirë në pjesën e dytë dhe i afrohen golit në disa raste por portieri Teqja ruan të paprekur portën e Dinamos.
Kjo deri në minutën e 92-të kur Rodrigues shënon golin që vulos fatin e këtij takimi. Egnatia fiton 1-0 dhe ngjitet në kuotën e 46 pikëve në klasifikim, 2 më pak se kryesuesit e Vllaznisë.
Vazhdon kriza e Dinamos, që nuk njeh fitore në kampionat në vitin 2026. “blutë” mbeten në kuotën e 36 pikëve dhe tashmë rrezikojnë seriozisht vendin në “Final 4”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




