Abuzimi me drogat nga të rinjtë, në Elbasan rritet numri i përdoruesve 17 – 19 vjeç

Numri i të rinjve të cilët po kthehen në përdorues lëndësh narkotike në Elbasan është duke u rritur. Sipas mjekëve toksikologe në spitalin e Elbasanit grup mosha e cila po preket më shumë është 17-19 vjeç.
“Gjatë këtij me keqardhje ka një rritje të numrit të rasteve të grup moshave të adoleshentëve, nga 17-19 vjeç. Në momentin që ata vijnë janë në fazën e përdoruesit abuziv, presupozohet që kanë filluar të eksperimentojnë ndoshta edhe më herët se sa kjo moshë”, tha mjekja toksikologe Minga Matraku .
Po si mund të dallohen të rinjtë në sjellje kur fillojnë të përdorin lëndët narkotike.
“Vërehen ndryshime në humorin e fëmijës, në sjelljen e tij bëhet lehtësisht i irritueshëm, bëhet më ankthios, në familje bëhet më i tërhequr. Mund të kërkoj para apo mund të marrë para”, thotë mjekja.
Mjekja shpjegon se edhe përdorimi i kanabisit mund të sjell pasoja të rënda në shëndet.
“Kanabisi është droga që konsiderohet si ajo që hap portën për abuzimin me drogat e tjera. Në momentin që fëmijët janë të pa informuar për sa i përket risqeve reale për ti thënë jo këtyre lloj tundimeve atëherë patjetër që duhen masa”, tha Minga Matraku.
Mjekët përcjellin me shqetësim dhënien pa rekomandim nga ana e farmacistëve të barnave me efekte qetësuese që krijojnë varësi, dhe ndikim në sistemin nervor.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




