Abuzuan me shpenzimet gjatë fushatës elektorale, KQZ propozon gjoba për partitë politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar masa administrative për disa parti politike që kanë kryer shkelje ligjore për shpenzimet elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit të 2021.
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi bëri me dije propozimin për shumën që duhet të paguajë secila parti politike, sipas të cilit Partia Socialiste duhet të gjobitet 5.5 milionë lekë, Partia Demokratike 700 mijë lekë, ndërsa Partia e Lirisë që gjatë kohës së zgjedhjeve mbante emrin LSI është e vetmja e cila nuk ka propozohet për të marrë masë administrative.
Celibashi theksoi se shqyrtimi i raportit për financimin e partive politike ka marrë shumë kohë dhe ka patur vështirësi në interpretimin e Kodit Zgjedhor dhe gjetjeve të raportit. Sipas kreut të KQZ pjesa që lidhet me financimin e partive politike në Kodin Zgjedhor, duhet të ndryshojë në mënyrë rrënjësore.
“Nëse ka një pjesë të Kodit Zgjedhor që duhet në mënyrë rrënjësore të ndryshojë, është pjesa që ka të bëjë me rregullat e financimit të partive politike. Pa i hyrë mënyrës, sistemit si do financohen, etj.
Në tërësi raporti i ka trajtuar në mënyrë korrekte dhe të ndershme problematikat që lidhen me financimin e partive politike dhe kandidatëve. Secili prej nesh do donte të kishte më shumë transparencë.
Propozimi i KQZ për partitë që duhen gjobitur dhe shuma përkatëse:
Partia Demokratike 100 mijë lekë;
Partia Demokristiane 100 mijë lekë;
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 100 mijë lekë;
Kandidatin Fitimtar Lala 195 mijë lekë;
Lëvizja e Legalitetit 500 mijë lekë;
Partinë Socialiste 500 mijë lekë;
Partia Republikane 500 mijë lekë;
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 500 mijë lekë;
Partia Balli Kombëtar Demokrat 500 mijë lekë;
Partia e Bashkimit Popullor 600 mijë lekë;
Nisma Thurje 600 mijë lekë;
Partia Bindja Demokratike 600 mijë lekë;
Partia Lëvizja Demokratike shqiptare 600 mijë lekë;
Partia Social Demokrate 600 mijë lekë;
Partia Balli Kombëtar 600 mijë lekë;
Partia Demokratike 600 mijë lekë (për shkelje të tjera);
Partia Socialiste 5 milionë lekë .
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




