Adriano, i dehur në rrugët e Rios

Coronavirus vazhdon të shkaktojë viktima në Brazil, por ka nga ata që vazhdojnë të festojnë sikur asgjë të mos ketë ndryshuar. Njëri prej tyre është Adriano, ish-sulmuesi i Inter-it dhe i Seleçaos. “Perandori” është filmuar në gjendje të dehur të dielën e kaluar gjatë një feste të organizuar në Vila de Penha, një nga favelat e Rio de Janeiro.
Video, që është publikuar në Twitter, është brë virale. Imazhet janë të qarta: Adriano shfaqet duke u mbajtur nga një shok dhe duket qartë se ish-sulmuesi zikaltër është në gjendje të dehur.
Videoja ka bërë të shpërthejë zemërimi në botën e internetit: disa e kanë ndëshkuar sjelljen e brazilianit, që ka marrë pjesë në një grupim gjatë një periudhe kaq delikate si ajo që po kalon vendi. Por ka edhe nga ata që e mbrojnë, duke thënë se ish-sulmuesi ka të gjithë të drejtën të jetojë jetën e tij.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




