Afghanistan, nisin evakuimet e stafeve diplomatike

Botë | 5 vite më parë

Kanë filluar të mbërrijnë në Afghanistan trupat e para amerikane të cilat do të ndihmojnë stafin diplomatik dhe të tjerë për t’u larguar nga ai vend, ndërkohë që edhe shumë vende të tjera kanë nxituar të evakuojnë punojësit dhe qytetarët e tyre mes avancimit të shpejtë të talibanëve. 
Pjesa më e madhe e tre mijë trupave amerikane që po dërgohen për evakuim do të mbërrijnë në Afghanistan në fund të kësaj jave. SHBA planifikon të evakuojë me avionë mijëra persona në ditë nga Kabuli. 
Të premten, militantët morën nën kontroll  Pul-e-Alam, kryeqytetin e pronvincës Loghar, vetëm 80 km larg kryeqyetit Kabul.  Sipas vlerësimit më të fundit të inteligjencës amerikane, militantët mund të avanciojnë në kryeqyetin e vendit brenda një periudhe tridhjetë ditore. Ambasada amerikane atje informoi stafin se një incinerator dhe mjete të tjera ishin të disponueshëm për të shkatërruar material të ndjeshme, përfshi dukumente dhe pajisje si flamuj që mund të përdoren në propagandë. 
Të premten ndërkohë, talibanët morën nën kontroll dhe qytetin e dytë më të madh të vendin, Kandaharin si dhe qytetin Lashkar Gah në afërsi të tij, dhe Heratin në perëndim. Tashmë ata kontrollojnë rreth një të tretën e kryeqyteteve të provincave të vendit. Më shumë se 250 mijë persona janë larguar deri tani nga shtëpitë e tyre. Vetëm muajin e shkuar kanë humbur jetën 1 mijë persona. 
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u bëri thirrje talibanëve t’u japin fund luftimeve si dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që të bëjë të qartë se pushteti i marrë me forcë ushtarake është i papranueshëm. 
Avancimi taliban vjen në një kohë që SHBA-të dhe vende të tjera tërheqin trupat e trye pas 20 vitesh operacione ushtarake. Luftimet i kanë dhënë shtysë frikës se fitoret e arritura në drejtim të të drejtave njerëzoreve që kur militantët u larguan nga pushteti në 2001 mund të zhbëhen.  Nën pushtetin e talibanëve, gjatë viteve 90-të, gratë ishin të detyruara të vishin burka, vajzave mbi 10 vjeç  iu kufizua arsimi, ndërkohë që dënimet brutale, si ekzekutime publike, ishin të zakonshme.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme