Afrikë, 330 viktima dhe mbi 16 mijë raste të reja me covid-19

Botë | 6 vite më parë

Në kontinentin e Afrikës ka tejkaluar 2 milionë e 214 mijë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, me 16.389 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 2.214.586 ndërsa numri i viktimave me 330 vdekje të reja arrin në 52.670.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 20.709, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.694 dhe në Marok 5.985 vdekje.

Në Sejshelle dhe Eritrea nuk është raportuar asnjë vdekje me burim nga COVID-19.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 796.472 raste e cila pasohet nga Maroku me 364.190 dhe Egjipti me 116.724 raste.

Deri më tani në Afrikë janë shëruar 1.876.437 persona të infektuar.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme