Afrim Bilali merr drejtimin e Vllaznisë

Afrim Bilali është emëruar trajneri i ri i skuadrës së Vllaznisë në basketboll për meshkuj për sezonin 2020-2021. Trajneri i mirënjohur rikthehet në stol pak ditë pas divorcit me skuadrën e Goga Basket, të cilën e drejtoi pak muaj sezonin e kaluar (fitoi Kupën e Shqipërisë).
Bilali, një shkodran, rikthehet në skuadrën e zemrës, aty ku hodhi hapat e para të karrierës së tij si lojtar, këtë herë si trajner. Ai ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me presidentin e këtij ekipi, Alban Xhaferri.
Natyrisht që për trajneri e ri shkodran ky është një angazhim i madh, pasi Vllaznia ka objektiva madhorë sezonin e ri, që nis më 15 nëntor. Vllaznia synon triumfin si në kampionat ashtu dhe në Kupën e Shqipërisë sezonin e ri.
Afrim Bilali është njëkohësisht edhe trajneri i ekipit kombëtar të meshkujve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




