Afrimi i zgjedhjeve të pjesshme vendore, rriten debatet mes LSI-së dhe PD-së zyrtare

Politikë | 5 vite më parë

Afrimi i zgjedhjeve të pjesshme vendore, ka rritur debatet mes LSI dhe PD-së zyrtare. Në një postim në rrjetet sociale theksohet se pa LSI-në, Lulzim Basha nuk do të ekzistonte, teksa e quan këtë të fundit “qylaxhiu brava”.

“Qylaxhiu Brava, që as nuk do të ekzistonte pa LSI.Brava s’do të ishte bërë kurrë Ministër në vitin 2005 nëse LSI nuk do t’i hiqte 18 mandate Fatos Nanos. Brava s’do të bëhej kurrë Ministër i Brendshëm në vitin 2009 pa votat e deputetëve të LSI në parlament. Brava s’do ta kishte parë kurrë as në ëndërr derën e Bashkisë së Tiranës pa 23 mijë votat e LSI dhe pa 1500 votat e Hysni Milloshit, që u regjistrua në zgjedhje nga këshilltarja bashkiake e LSI.Brava s’do të ishte bërë kurrë as në ëndërr kryetar i PD nëqoftëse nuk do të ishte kryetar bashkie”, shkruan LSI në rrjetin social FB.

LSI thekson se PD do të shkatërrohej, do copëtohej në momentin e Reformës në Drejtësi, nëqoftëse s’do të ishte Ilir Meta kryetar i LSI  dhe i Parlamentit që e shpëtoi “duke e futur Bravën në proces dhe duke iu imponuar edhe ndërkombëtarëve për ta pranuar”.

“LSI duke i besuar Bravës së telekomanduar nga Rama dogji mandatet dhe nuk mori pjesë as në zgjedhjet lokale. Por çdo gjë mund të pritet nga ky mashtrues i shitur të cilin nuk e voton as gruaja e tij që ka 18 vjet që nuk ka shtetësi shqiptare. Brava, qyli mbaroi e bashkë me të erdhi edhe fundi yt se ti pa qyl nuk jeton dot asnjë minutë. Kaq për sot” shkruan LSI në “Facebook”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme