Agjencia e Industrisë Kreative rikthen kinemanë “Agimi”, Veliaj: Është aset për Tiranën, pikëtakim për artin dhe kulturën e qytetit

Sociale | 5 vite më parë

Tirana do të ketë një institucion të ri që do të ketë si qëllim zhvillimin e ekonomisë krijuese. Në ceremoninë e hapjes së Agjencisë së Industrisë Kreative, kryebashkiaku Veliaj tha se në dispozicion të saj do të jetë edhe disa nga kinematë e vjetra të qytetit.

“Kjo agjenci është si një pikëtakimi për artin dhe kulturën në Tiranë. Do të kujdeset për disa asete të Bashkisë së Tiranës, siç është kinemaja “Maks Velo” në Laprakë, kinema “Agimi”, një kinema klasike e qytetit, por unë besoj se aseti më i madh në këtë qytet janë njerëzit dhe teksa shoh fytyrat e shumë prej jush, që ju kam takuar stacione të ndryshme të jetës sime, them se më në fund, si përfaqësues dhe shërbëtor i këtij qyteti, kemi edhe një agjenci që do të jetë në të njëjtin nivel me ambiciet dhe ëndrrat që ju keni dhe ku ne mund të jemi sadopak të dobishëm”, tha Veliaj, gjatë ceremonisë së hapjes së Agjencisë së Industrisë Kreative.

Përmes ngritjes së kësaj strukture të re, Bashkia e TIranës synon rivitalizimin e kinemave të qyteti, si dhe ngritjen e zyrës së filmit në Tiranë, ndërkohë që gjatë viteve të fundit tregu global ka rritur ndjeshëm kërkesën për prodhime kreative, falë zhvillimit të jashtëzakonshëm të teknologjisë dhe rrjeteve sociale.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme