Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit rrit parashikimin për rimëkëmbjen ekonomike, Denaj: Rritja ekonomike 5.7%

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit ka rritur parashikimin për rimëkëmbjen ekonomike të vendit. Lajmi u bë me dije nga Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, e cila thotë se parashikimi për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin 2021 është 1.4 pikë përqindje, duke e çuar atë në 5.7% nga 4.3%, për 6 mujorin e dytë të këtij viti.
Ndërsa citon Agjencinë, Denaj thotë se parashikohet që pjesa më e madhe e rikuperimit të jetë nga procesi i rindërtimt pas tërmetit, procesi i shpejtë i vaksinimit, rënia graduale e papunësisë etj..
“Lajm i mirë! Parashikim pozitiv për ekonominë shqiptare nga Fitch Ratings Inc., Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit.
1.4 pikë përqindje parashikimi për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë për vitin 2021, duke e çuar atë në 5.7% nga 4.3%, për 6 mujorin e dytë 2021:
Agjencia parashikon që pjesa më e madhe e rikuperimit parashikohet të jetë nga:
rindërtimi pas tërmetit;
progresi i shpejtë i vaksinimit Covid-19;
rënia graduale e papunësisë;
rritja e konsumit privat;
rritja e eksporteve;
rritja e të ardhurave;
rritja e investimeve kapitale
Parashikimet e fundit për rritjen ekonomike të vendit në vitin 2021 janë 5% nga FMN dhe 4.5% nga BERZH”, shkruan Denaj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




