Agjentët e pasurive të paluajtshme: Çmimet e banesave do vijojnë të jenë të larta

Blerja e një apartamenti në Shqipëri, nga viti në vit po bëhet e vështirë, kjo duke marrë parasysh çmimet e rritura të krahasuara me të ardhurat e familjeve në vend.
Sipas agjenteve imobiliar, zonat më të preferuara në kryeqytet janë zonat periferike aty ky çmimi është edhe më i ulët.
Ndërkohë që në zonat bregdetare pritet sipas agjentëve imobiliar në pranverë që të shtohen blerjet kjo nga investimet që bëjnë emigrantët shqiptare dhe të huajt që po blejnë në vendit tonë.
Investimi më i mirë i një vlere të grumbulluar të ardhurat për agjentin imobiliar vijon të mbetet blerja e një banese në Tiranë dhe zona bregdetare.
“Gjatë 2024-tës nuk besoj të ketë më rritje pasi çmimet janë të larta. Investimi më i mirë për mua është më apartamentet dhe jo si më parë që kërkoheshin dyqanet për bizneset. Tani ka një kërkesë të madhe për t’i dhënë apartamentet me qira. Investim tjetër është dhe zona bregdetare” shprehet agjenti imobiliar.
Sipas eksperteve, çmimet e banesave në vend janë rritur për shkak të rritjes së cilësisë së ndërtimit dhe rritjes e kostove.
Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




