Agron Haxhihyseni, kryekzekutivi europian

Agron Haxhihyseni është shqiptari i parë që bëhet sekretari i përgjithshëm i një Federate Sportive Europiane. Mjeshtri i Europës në sportin e peshëngritjes, më 25 mars në Monza të Italisë ka marrë pozicionin e sekretarit të përgjithshëm të Federatës Europiane të Luftës trup më trup. Më parë ka qenë sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, sikurse ka qenë edhe drejtor teknik i Federatës Shqiptare të Boksit. Madje është autori i Historisë së Peshëngritjes Shqiptare, ndërsa si peshëngritës në peshën 52 kilogram ka qenë kampion me Dinamon, teksa ka marrë dhe medalje bronzi në Kampionatit Europian të Peshëngritjes në Reims të Francës më 1987. Për të gjitha aftësitë e tij komunikuese, Haxhihyseni është zgjedhur sekretari i përgjithshëm i Federatës Europiane të Luftës trup më trup.
Ndërkohë në Europianin e fundit në Monza, Shqipëria është përfaqësuar me Emanuel Prengën, i cili në peshën 80 kilogram ka marrë medalje bronzi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




