Aguero te Barcelona, tani është zyrtare

Spanjë | 5 vite më parë

Sergio Aguero është një lojtar i ri i Barcelonës: tani është zyrtar. Kjo u njoftua nga klubi katalanas me një deklaratë zyrtare. Pas dhjetë viteve tek Manchester City, argjentinasi largohet nga Anglia dhe kthehet në Spanjë, ku veshi fanellën e Atletico Madrid.

“Barcelona dhe Sergio ‘Kun’ Agüero kanë arritur një marrëveshje që lojtari të bashkohet me klubin duke filluar nga 1 korriku, kur kontrata e tij me Manchester City do të skadojë. Lojtari do të nënshkruajë një kontratë deri në fund të sezonit 2022/23 dhe klauzola është vendosur në 100 milion euro”, – është deklarata e publikuar në faqen e internetit të Barcelonës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme