Akademia e Shkencave organizon një konferencë shkencore për 150-vjetorin e lindjes së at Gjergj Fishta

Viti 2021 është një vit jubilar për një nga kolosët e letrave shqipe, pasi shënon 150-vjetorin e lindjes së poetit tonë kombëtar, At Gjergj Fishta. Kësaj figure poliedrike, Akademia Shkencave i dedikoi për herë këtë të enjte një konferencë shkencore të titulluar “Nderimi, mbijetesa dhe rikthimi i Fishtës në tri kohët e letërsisë”, duke e zbërthyer veprimtarinë e tij letrare në disa prej rrafsheve të saj.
Studiuesi Shaban Sinani shprehet se krijimtaria e Fishtës do ketë një vend të posaçëm në projektin e Historinë e Letërsisë që Akademia do realizojë në vijim.
Si lëvrues i disa gjinive dhe zhanreve letrare, padyshim që ai i satirës ka shënuar një kulm në krijimtarinë e tij. Përmes një analize të veprës “Gomari i Babatasit”, akademiku Ardian Ndreca nxjerr në pah elementin e bashkëkohësisë që përmban kjo veprër.
At Gjergj Fishta mbetet një personalitet i shquar kulturor e shkencor, një sovran i letrave shqipe, poet i madh epik, lirik, satirik, dramaturg e përkthyes, një erudit i gjithanshëm, që ka dhënë kontributin e tij edhe si publicist, polemist, deputet e politikan, por i ngarkuar shpesh edhe me misione diplomatike.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




