Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë. Përplasen dy automjete, lëndohen dy drejtuesit
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, ku dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin.
Si pasojë e goditjes së fortë, të dy mjetet kanë dalë jashtë rrugës dhe kanë përfunduar në kanalin anësor.
Si rrjedhojë e aksidentit, të dy drejtuesit e automjeteve kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar menjëherë me ambulancë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku po marrin ndihmën e specializuar mjekësore.
Shërbimet e Policisë së Shtetit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet e para për të zbardhur shkaqet e sakta të aksidentit, përfshirë rrethanat dhe përgjegjësinë.
Njoftimi i policisë: Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në autostradën Durrës–Tiranë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe, si pasojë e goditjes, kanë përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



