Aksident në aksin Lushnjë-Berat, dy të plagosur, njëri transportohet drejt Traumës

Aktualitet | 2 muaj më parë

Një aksident i trefishtë është regjistruar këtë pasdite në aksin nacional Lushnjë–Berat, pranë fshatit Kashtëbardhë Sipas njoftimit të policisë në aksident janë përfshirë një automjet tip “Mercedes-Benz”, me drejtues shtetasin N. H., 33 vjeç, një automjet tip “Fiat”, me drejtues shtetasen E. Sh., 28 vjeçe, si dhe një automjet tip “Ford”, me drejtues shtetasin E. P., 59 vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit “Ford”, E. P., si dhe pasagjerja që udhëtonte në këtë automjet, shtetasja A. P., 19 vjeçe.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, 59-vjeçari pritet të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar. Ndërkohë, 19-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale dhe hetimore për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:45, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, automjeti tip “Mercedez-Benz”, me drejtues shtetasin N. H., 33 vjeç, është përfshirë në një aksident rrugor, me automjetin tip “Fiat”, me drejtues shtetasen E. Sh., 28 vjeçe, si dhe me automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin E. P., 59 vjeç.

Si pasojë e aksidentit rrugor, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi E. P., i cili, për shkak të gjendjes shëndetësore, do të transportohet në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore të specializuar, si dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja A. P., 19 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore, për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme