Aksident me pasojë vdekjen në aksin Tepelenë–Memaliaj

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne (22 dhjetor) në aksin rrugor Tepelenë–Memaliaj.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në fshatin Veliqot, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin B. B., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Mamaj, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Tepelenë / Informacion paraprak
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Tepelenë–Memaliaj”. Shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në fshatin Veliqot, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin B. B., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Mamaj, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



