Aksident në aksin rrugor Pogradec-Qafë-Thanë, plagosen tre persona

Aktualitet | 3 vite më parë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:40 pranë fshatit Udënisht kur një automjet është përplasur me një tjetër.

“Më datë 12.11.2023, rreth orës 14:40 pranë fshatit Udënisht, automjeti tip “Mahindra” me drejtues P. Sh., është përplasur me automjetin tip “Peugeot” me drejtues  Sh. A. 55 vjeç, banues në Elbasan”, thuhet në njoftimin e policisë.

Si pasojë e këtij aksidenti “janë plagosur drejtuesi i automjetit tip “Peugeot” shtetasi Sh. A., pasagjerja në këtë automjet shtetasja A. A., 48 vjeçe, banuese në Elbasan, si dhe pasagjeri i automjetit tip “Mahidra”, shtetasi N. L., 72 vjeç, të cilët u dërguan për mjekim në spital”

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa ende nuk dihet gjendja e të plagosurve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme