Aksident në fshatin Pajovë të Peqinit, humb jetën një i mitur

Aktualitet | 2 vite më parë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të enjte (26 tetor) pranë fshatit Pajovë të Peqinit, ku një i mitur, 10 vjeç ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja u regjistrua në aksin Elbasan-Peqin, teksa në aksident u përfshinë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, njëra nga automjetet ka dalë nga rruga dhe ka përplasur të miturin, i cili ka qenë duke ecur në anë të rrugës

Drejtuesit e të dy automjeteve janë shoqëruar në komisariat.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme