Aksidenti ajror në Uashington/ Në avionin e American Airlines

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Mëngjesin e sotëm Europa u zgjua me lajmin e keq të ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku një avion civil i American Airlines u përlas me një helikopter të ushtrisë.

Mes 64 personave, të cilët po ktheheshin nga Kansasi me destinacion Uashingtonin ishte edhe një delegacion i plotë i yjeve të patinazhit artisitk. Mediet ruse në fillim dhanë lajmin e konfirmuar më pas nga autoritet lokale se në bord ishin edhe Evgenia Shishkova dhe Vadim Naumov.

Në avionin me numër 5342 thuhet se ishin plot 14 persona të këtij sporti, të cilët shoqëroheshin nga familjarët e tyre në eventin e mbajtur në Kansas.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme