Akt normativ për punonjësit e policisë, pagesa për orët shtesë dhe kompensimin financiar-ushqimor

Aktualitet | 2 vite më parë

Qeveria ka miratuar aktin normativ  sipas të cilit, punonjësit e Policisë së Shtetit do të përfitojnë pagesat për orët shtesë në sezon dhe kompensimin ushqimor, për vitin 2024.

Në Aktin e miratuar nga Këshilli i Ministrave parashikohet të mbulohet efekti financiar i orëve shtesë të punonjësve të policisë të angazhuar në shërbim gjatë sezonit turistik.

Gjithashtu, ky akt parashikon që të mbulohet edhe efekti financiar i kompensimit në lekë për ushqimin, për punonjësit e policisë për gjithë vitin buxhetor 2024.

Në një prononcim pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Financave Petrit Malaj u shpreh se “kemi rritur financimin për Ministrinë e Brendshme në vlerën rreth 1.3 miliard lekë për kompensimin ushqimor të Policisë, krahas orëve shtesë të punës që do t’i përfitojnë në kuadër të sezonit turistik”.

Ky akt normativ për punonjësit e policisë, pason atë për rritjen e pagave dhe sigurimin jetësor, si dhe ndihmon në përmirësimin e performancës së tyre.

Ndryshimet në buxhetin e shtetit për vitin 2024, të pasqyruara në këtë Akt Normativ, erdhën si pasojë e rritjes së performancës së përgjithshme të ekonomisë shqiptare dhe realizimit të të ardhurave nga agjencitë tatimore, doganore, etj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme