Aktakuza për Thaçin, Meta: Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike!

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka mbështetur vendimin e homologut të tij në Kosovë, Hashim Thaçi për të dhënë dorëheqjen për t’u ballafaquar me akuzat . Përmes një mesazhi në Facebook, zoti Meta teksa vlerëson dorëheqjen e Hashim Thaçit, kreu i Shtetit shqiptar thekson se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike. “Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike.
Vlerësoj aktin e dorëheqjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u ballafaquar me akuzat dhe besoj në pafajësinë e Tij e të gjithë bashkëluftëtarëve, sikundër është konfirmuar edhe në të kaluarën”, shkroi zoti Meta.
“Ky është një moment reflektimi për të forcuar më shumë bashkëpunimin dhe unitetin, në interesin më të mirë kombëtar, u shpreh presidenti shqiptar Ilir Meta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




