Akti normativ për buxhetin/ Braçe kritika qeverisë: Po u bëjmë padrejtësi bujqve! Tabaku: Refuzoni ndryshimet

Politikë | 4 vite më parë

Akti normativ për disa ndryshime “Për buxhetin e vitit 2022” ka revoltuar deputetin socialist Erion Braçe, i cili ka kërkuar mbështetje të pakushte për bujqit dhe blegtorët. Teksa deklaroi se nuk po bëhet qeverisje në aspektin fiskal, Braçe theksoi se po bëhet padrejtësi që mbi 15 mijë familje bujqësore nuk marrin dot naftën.

“Rritja e interesave të borxhit, kredisë. Na ishte lënë një detyrë nga FMN mblidh para pa rritur dhe “zvogëluar taksa, ul urinë për borxh, mbaj nën kontroll për interesat, për të goditur inflacionin. Dyshoj se po bëjmë qeverisje në aspektin fiskal dhe për të përdorur paranë publike. Dyshoj se mund të dalin dhe nga shinat. Dyshoj se po bëjmë qeverisje në aspektin fiskal dhe për të përdorur paranë publike. Dyshoj se mund të dalin dhe nga shinat. Kur diskutuat buxhetin e vitit që shkoi, në analizë të shifrave të këtij viti dhe vitin e ardhëm kërkova 1 mld lekë shtesë për këtë vitr dhe një për vitin e ardhshëm për bujqit. 1/30 për bujqin dhe blegtorin. Për të paguar naftën falas për të gjithë, 15 mijë e 100 familje bujqësore. Padrejtësi që këto familje nuk do e marrin dot naftën. Është politikë e poshtër të përmendësh dhe krijosh alibi pse të mos u japim bujqve atë që u premtuam dhe duhet ta merrnin. Na besuan ne. Kjo është padrejtësi, 508 mijë hektarë është sipërfaqja e kultivuar gjatë 2021. 3.7 mld lekë japim ne. Më pak se gjysma e një thesi me pleh”, tha Braçe.

Po ashtu, edhe deputetja demokrate Jorida Tabaku, u shpreh se ndryshimet në buxhet janë pasqyrë se kjo qeveri nuk ka në fokus qytetarin, por vetëm listën e qokave. Duke e konsideruar si një sistem të pandershëm me arnime, Tabaku, theksoi se fatkeqësisht në këtë ndryshim buxheti, qeveria është e paaftë dhe punon vetëm 1 muaj nga 12 në total.

“Qeveria po ndryshon buxhetin për herë të 4-të këtë vit. Ndryshime të shumta nuk kanë sjellë asnjë ndryshim real në jetën e qytetarëve. Fatkeqësisht në asnjë debat publik s’u dëgjua një diskutim për qytetarin dhe familjen shqiptare. Në këtë ndryshim buxheti nuk është kriza, por një listë qokash. Besoj se problemet reale të ekonomisë nuk preken e flitet. Një buxhet që s’u ofron mundësi qytetarëve”, tha Tabaku.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme