Aktivistët e Ukrainës, Rusisë dhe Bjellorusisë fitojnë Çmimin Nobel për Paqen

Botë | 4 vite më parë

Ales Bialiatski dhe dy organizata kanë marrë çmimin Nobel për Paqe.  BBC raporton se Ales Bialiatski, avokat i të drejtave të njeriut nga Bjellorusia ka marrë çmimin së bashku me organizatën ruse të të drejtave të njeriut Memorial dhe organizatën ukrainase të të drejtave të njeriut Qendra për Liritë Civile.

Kryetari i Komitetit të Nobelit deklaron se fituesit dëshmojnë rëndësinë e shoqërisë civile për paqen dhe demokracinë. “Ata treguan rëndësinë e “të drejtës për të kritikuar pushtetin dhe për të mbrojtur të drejtat themelore të qytetarëve”, tha ai.

Fituesit vlerësohen gjithashtu për përpjekjet e tyre për të dokumentuar “krimet e luftës, abuzimet e të drejtave të njeriut dhe abuzimin me pushtetin”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme