Aktivistja Ballo: Më shumë se 600 mijë shqiptarë përfitojnë pensionet në Itali

Politikë | 2 vite më parë

Në emisionin “3D nga Alban Dudushi” në RTSH , aktivistja për të drejtën e Diasporës në Itali, Geri Ballo deklaroi se nga marrëveshja për pensionet me shtetin italian përfitojnë më shumë se 600 mijë shqiptarë që kanë jetuar dhe punuar atje.

Sipas saj, kryeministri Edi Rama gaboi në shifrën prej 421 mijë sepse sikurse tha ajo, ai iu referua vetëm  atyre që janë me shtetësi italiane.

“Edi Rama gaboi kur tha se janë 421 mijë shqiptar që përfitojnë nga marrëveshja për pensionet por këta janë vetëm ata shqiptarë që kanë shtetësi shqiptare. Janë dhe më shumë dhe janë 600 e ca mijë”.

 

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme